11 Mars 2019 / 18:41
Sot Komuniteti Hebraik shënoi 76 vjetorin e deportimi dhe Holokaustit të 7 144 hebrenjve që jetonin në vend. Në shënim të kësaj ngjarje në mesin e aktiviteteve të shumta është hapur edhe ekspozita muzeore në Qendrën Memoriale të Holokaustit në Shkup. Kryeministri Zoran Zaev dha se kjo ngjarje nuk duhet harruar asnjëherë dhe se nga e kaluara duhet marrë mësim që në të ardhmen që ndërtojmë së bashku të mos ketë urrejtje.
Urrejtja nuk është zgjedhja jonë. Dallimet, dashuria dhe respekti ndaj tjetrit, përkrahja, bashkëpunimi dhe miqësia janë vlera të cilat i pranojmë në mendimet dhe zemrën tonë dhe i praktikojmë në veprat tona. Të nos harrojmë asnjëherë çfarë ka ndodhur në qytetin tonë para 76 vjetësh, të kujtojmë që të mos përsëritet asnjëherë. Historia e Holokaustit nuk është vetëm mësim nga e kaluara, por mësim edhe për të ardhmen”- tha Zoran Zaev, kryeministër.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, nga ana e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, është themeluar edhe sektor për hulumtim dhe edukim për Holokaustin. Ky është departamenti i parë i këtij lloji në rajon.
Kështu ne kemi vendosur një gur në themelet e vlerave të qytetërimit dhe që synon ndërgjegjësimin e përgjithshëm shoqëror për një moment të historisë që nuk e lë indiferent asnjë qenie të qytetëruar”- pohoi Skender Asani, drejtor i ITSHKSH.
Më 10 dhe 11 mars të vitit 1943, janë arrestuar të gjithë hebrenjtë në vend dhe të njëjtit janë dërguar në Monopol, i cili në atë kohë ishte kamp përqendrimi i përkohshëm, ndërsa sot kombinat i duhanit. E gjithë pasuria u ishte marrë. Ata janë ngarkuar nëpër vagonë dhe janë transportuar në Poloni, ku ndodhej kampi Treblinka dhe atje janë ekzekutuar.
Evi Shkopi
Loading…