Shënohet Dita Ndërkombëtare e përkujtimit të Holokaustit

Shënohet Dita Ndërkombëtare e përkujtimit të Holokaustit

Akademia e Arteve dhe Shkencave shënoi ditën ndërkombëtare të Holokaustit, gjenocidit më të madh të historisë modern evropiane. Në emër të viktimave, u kujtuan disa nga historitë e tyre dhe vuajtjet në kampet e vdekjes. Kryetarja e Bashkësisë së hebrenjve në Maqedoni Berta Romano Nikoliq tha se është e rëndësishme që kjo ngjarje të mos harrohet.

Holokausti nuk është vetëm një episodë tragjike në historinë botërore, është ngjarja e vetme por me kuptim universal e cila duhet gjithmonë të kujtohet. Holokausti nuk ka filluar me kampet e vdekjes dhe me krematoriumet. Aty dhe në atë mënyrë ka përfunduar. Ka filluar me fjalë dhe demonizimin e një grupi të tërë njerëzish. Holokausti është dhimbje me emra të ndryshëm ose pa emër, ose me numra të ndryshëm dhe pa numra. Holokausti është varr në shpirtin e të gjallëve”-tha Berta Romano Nikoliq, kryetare e Bashkësisë së hebrenjve në Maqedoni.

Kryeministri Oliver Spasovski e cilësoi këtë si motivim për të luftuar gjuhën e urrejtjes dhe antisemitizmin.

Është detyrimi jonë politik dhe moral ta ruajmë të vërtetën për Holokaustin dhe viktimat e tij të mos harrohen asnjëherë dhe kjo tragjedi të mos përsëritet asnjëherë dhe askujt. Është detyrim i jonë që me të gjitha fuqitë të luftojmë kundër antisemitizmit, mohimit dhe përpjekjeve për intepretim të fshehur të Holokaustit, gjuhës së urrejtjes dhe të gjitha formave të tjera të shkeljes së të drejtave të njeriut të cilat me shpejtësi të madhe shpërndahen para së gjithash në rrjetet sociale”-pohoi Oliver Spasovski, kryeministër.

Holokausti njihet si gjenocidi i luftës së dytë botërore ndaj hebrenjëve të Evropës mes viteve 1941 dhe 1945 nga Gjermania naziste me në krye Adolf Hitlerin dhe shtetet mike. Në atë periudhë janë vrarë diku 6 milion hebrenj ose dy e treta e hebrenjve nga e gjithë Evropa. Vrasjet ishin bërë gjuajtje masive, kampe koncentrimi, dhomave të gazit dhe furgonave me gaz. Kampi më famëkeq ishte ai i “Auschëitz”. Vetëm në Maqedoni, mbi 7 mijë hebrenj janë deportuar dhe janë vrarë në bashkëpunim me shtetin bullgar.

Fatlume Dervishi

Loading…