Shënohet edhe viktima e 16 e aksidentit tragjik të 13 shkurtit në Llaskarcë. Bëhet fjalë për vajzën 19 vjeçare e cila ishte në gjendje kritike që nga momenti kur ndodhi aksidenti, ndërsa për ta shpëtuar mjekët vendosën t’i amputojnë njërën këmbë e cila nga dëmtimi i madh i rrezikonte atëhere jetën. Megjithatë, edhe pas amputimit të këmbës 19 vjeçarja nuk arriti të mbijetojë dhe sot ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë i 19 vjeçares sot është dërguar për autopsi, ndërsa familjes për varrim do ti jepet gjatë ditës së nesërme. Të gjith viktimat e aksidentit tragjik nga muaji i kaluar ishin nga territori i Gostivari dhe shumica prej tyre ishin të rinjë. Të gjithë viktimat punonin ose studionin në Shkup dhe natën e 13 shkurtit ktheheshin për në Gostivar në shtëpitë e tyre. Ndryshe, hetimi mbi aksidentin tragjik përfundoi para disa ditësh, prej ku disa persona përfunduan në paraburgim.
Data 20.04.2024
Aktuale
- Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes
- Çfarë ka ndodhur me fytyrën e Santianës? Shfaqet në këtë gjendje!
- E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë
- Ahmeti nga Vrapçishti: Fronti Europian nuk është i përkohshëm por do të jetë për punë dhe veprimtari më të gjatë
- Osmani në takim me Forumin e gruas dhe Forumin e të rinjve të BDI-së
- “Duhet me i falë pesë vaktet e namazit”, Shkendije Mujaj tregon mashkullin ideal për të
- Thaçi: Albin Kurti nuk ka asnjë njeri në RMV
- Le të kontribuojmë për siguri më të madhe të fëmijëve në komunikacion