10 Shkurt 2019 / 16:23
Regjistrohet viktima e dytë nga fruthi. Bëhet fjalë për një foshnje 13 muajshe nga Sveti Nikole e cila është infektuar nga babai i saj javë më parë. Foshnja ka ndërruar jetë gjatë pasdites së djeshme në Klinikën e fëmijëve në Shkup, por ka qenë njëkohësisht e prekur edhe nga një sëmundje tjetër e cila i ka shkaktuar ndezje të mushkërive, gjë që i ka pamundësuar përballjen me fruthin. Nga Klinika e fëmijëve thonë se rasti i fundit flet se imuniteti kolektiv, është vendimtar për pengimin e rasteve si kjo.
Nga data 6 deri në datën 8 fëmija ka qëndruar në Klinikën Infketive, me datën 8 është transferuar tek ne në gjendje të rëndë me përkeqësim progresiv dhe gjithë kohës me ndezje masive të mushkërive të bardha, e cila ia ka rënduar më shumë sëmundjen e fruthit. Fëmija nuk ishte i vaksinuar sepse ka pasur sëmundje pneupatike kronike dhe ka pranuar terapi imunosupresive, gjë e cila i ka dëmtuar sistemin tjetër pasi kjo terapi pengon vaksinimin. Pikërisht këta pacientë që marrin këtë terapi nuk mund të vaksinohen”- pohoi Katerina Stavriq, drejtore e Klinikës për sëmundje të fëmijëve në Shkup.
Në gjendje të rëndë është edhe një foshnje pesë muajshe, e cila mëngjesin e sotëm është vendosur në aparatet e frymëmarrjes. Ndërkaq në Klinikën Infektive, qëndrojnë edhe dy fëmijë të tjerë në gjendje serioze dhe të rënduar nga fruthi, por që janë jashtë rrezikut për jetën.
Ka edhe një fëmijë e cila mbrëmë është pranuar në Klinikën Infektive me fruth. Është foshnje pesë muajshe, ku mosha e saj dhe problemet e saj të përparshme me mushkëritë, për shkak të rëndesës së pasqyrës Klinike u transferua tek ne dhe në mëngjes është vënë në aparatet e frymëmarrjes”- theksoi Katerina Stavriq, drejtore e Klinikës për sëmundje të fëmijëve në Shkup
Ndërkohë gjatë kujdestarisë së mbrëmshme në Klinikën Infektive janë regjistruar edhe 9 raste të reja me fruth, tre prej të cilëve janë ndaluar për hospitalizim. Njëri fëmijë i moshës gjashtë muajshe nga Studeniçani i pavaksinuar, njëri fëmijë 1 vjet e gjysmë nga Radishani si dhe pacienti tretë 47 vjeçare nga Kisela Voda. Për momentin në Klinikë qëndrojnë të shtrirë 25 pacientë me fruth.
Vjollca Aliti
Loading…