Sheqerinska: Kryeministrat kryejnë edhe funksion ministror kur duan të vendosin theks të veçantë në ndonjë resor

Sheqerinska: Kryeministrat kryejnë edhe funksion ministror kur duan të vendosin theks të veçantë në ndonjë resor

Zv. kryeministrja Radmilla Sheqerinska sot tha se nuk ndodh për herë të parë që kryeministri të jetë edhe ministër. Kështu shembuj kemi edhe në Greqi, ndërsa tani kemi edhe në Zelandën e Re.

“Shpesh ndodh kur kryeministrat dëshirojnë theks të veçantë të vendosin në një çështje të caktuar, të tregojnë se edhe atë sektor do ta mbulojnë. Dhe ky është mesazhi të cilën dëshiron ta dërgojë kryeministri në situatën se kur treguam rezultate në planin integrues, bëhemi anëtare e NATO-s, do të fillojmë bisedimet me BE-në, mesazhin të cilën e morëm nga qytetarët është se tani na duhen rezultate në pjesën e rritjes ekonomike. Dhe ky mesazh nga kryeministri deri tek qytetarët është se fokusi kryesor i kryeministrit do të jetë pikërisht ekonomia”, tha Sheqerinska.

Për ministrin Duraku, i cili është zhvendosur nga ministria e Mjedisit në ministrinë për Sistem Politik, Sheqerinska tha se “opinioni dërgoi mesazhin se Duraku nuk ishte ministër i mirë për Mjedisin dhe ne menduam se për këtë resor duhet të ketë energji të re dhe atë e bëmë”.

“Negociata gjithmonë zhvillohen me partnerët e koalicionit, por nuk po flasim me shantazh dhe nuk lejojmë që dikush të veprojë me shantazh kundër nesh”, tha Sheqerinska./Telegrafi/