12 Dhjetor 2018 / 22:15
Ministi i Shëndetësisë Venko Filipçe në edicionin e sotëm të emisionit “Magazina Ekonomike” në televizionin Alsat ka shpjeguar zgjidhjen e problemit të mungesës së mjekëve në zonat rurale. Ministri i Shëndetësisë njoftoi se të gjithë zonat rurale ku ka mungesë të mjekëve dhe infermiereve, shërbimet e sistemit të shëndetit primarë do t’i përafrojnë tek qytetarët përmes shërbimeve mobile.
Pilot- projekti i këtillë filloi në komunën e Koçanit, vijojnë Manastiri dhe Resnja, kjo do të thotë se ekipe me infermiere të trajnuara me program special që është i përafërt me programin e “Parademiks” që përdoret në shumë vende evropiane në ambulancat që gjithsesi janë bosh në vendet rurale dhe fshatrat, do të ofrojnë mbrojtje shëndetësore për personat që jetojnë në këto vende. Në këtë mënyrë do të ofrojnë mbrojtje shëndetësore për banorët që jetojnë në këto vende. Në këtë mënyrë, lehtësohet qasja dhe ofrohet cilësi e lartë. Popullatës i lehtësohet sepse në këtë mënyrë nuk e kanë të domosdoshme që të shkojnë deri tek spitalet rajonale për një shërbim të caktuar shëndetësor që mund të jepet në kushte shtëpiake apo në kushte të përafërta shtëpiake dhe këtij modeli do t’ia shtojmë edhe barnatoren mobile”- deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
ALSAT
Loading…