Shërbyesit civil të martën në grevë njëorëshe

​Dy kryesitë qendrore të sindikatave të shërbimit civil të Kosovës, kanë njoftuar se nga dita e martë do të fillojnë grevën njëorëshe, përkatësisht nga ora 10:00 deri në 11:00.

Përmes një njoftimi, iu bëjnë thirrje institucioneve që të reflektojnë mbi kërkesat e shërbimit civil, kurse në rast se nuk ka reflektim institucional, nuk përjashtohet as mundësia për grevë të përgjithshme.

Edhe SBASHK-u pak më parë ka paralajmëruar se do të vazhdojnë grevën në arsim edhe në ditët në vijim.

Më poshtë njoftimi i Sindikatave të shërbimit civil të Kosovës:

TAGS