Sherifi: Reagimi i shoqërisë civile për fotografinë e publikuar nga Flora Brovina dëshmon pjekuri

Sherifi: Reagimi i shoqërisë civile për fotografinë e publikuar nga Flora Brovina dëshmon pjekuri

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi e quajti si fatkeqësi të madhe fotografinë e publikuar nga Flora Brovina, e cila sipas saj ishte dëshmi e krimeve të serbëve në Kosovë.

Sherifi thotë se vet reagimi i shoqërisë kosovare rreth kësaj fotoje dëshmon se Kosova  nuk do të përdorë mekanizma false për të dëshmuar krimet e luftës.

Ai, duke folur në emisionin “Click” të RTYV21, e bëri një krahasim mes Kosovës dhe Serbisë, ku tha se kjo e fundit ka përdorur mekanizma të kundërta.

“Serbia me mashtrime po tenton t’i heshtë krimet e luftës dhe ka filluar t’i mohojë ato. E këtë gjë e pranon edhe shoqëria serbe, duke mos reaguar”, tha ai.

Sa i përket Kosovës, Sherifi  tha se pas reagimit që kanë bërë shoqëria civile lidhur me foton kanë dëshmuar pjekuri.

TAGS