Shërohet pacienti i parë me koronavirus në Kosovë, 8 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Shërohet pacienti i parë me koronavirus në Kosovë, 8 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, njoftoi këtë mbrëmje se tetë persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në Kosovë në 24 orët e fundit, duke çuar në 79 numrin e të infektuarve.





Megjithatë, ministri Vitia ka thënë se lajm i mirë është që njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur negativ, duke bërë që të shërohet pacienti i parë nga koronavirusi në Kosovë.

“Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës. Faleminderit personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe të gjithë mantilbardhëve në institucionet shëndetësore në Kosovë. T’i ndihmojmë personelit shëndetësor”, deklaron Vitia.