Sherr me të dashurën, mesfushori i Partizanit përfundon në polici. Burg nëse…

Sherr me të dashurën, mesfushori i Partizanit përfundon në polici. Burg nëse…

Telashe për Aristoteles Romeron. Lojtari i Partizanit ka përfunduar në komisariati nr 2 pas një sherri me tone të ashpra që ka pasur me të dashurën e tij.





24-vjeçari venezuelian është shoqëruar nga policia, ndërkohë që e dashura e tij nuk ka pranuar të bëjë një kallzim në lidhje me këtë ngjarje.

Tonet e larta dhe të bërtiturat ndaj të dashurës së tij kanë alarmuar fqinjët. Kjo nuk është hera e parë  që policia troket në derën e Romeros. Ai në jo pak raste është bërë problem për volumin e lartë të muzikës deri në orët e para të mëngjesit.

Edhe në seancat stërvitore lojtari ka qenë problematik me shokët e ekipit. E mesa duket i ndodhur në kushte të vështira psikologjike, për shkak të karantinës por edhe raportit jo të mirë me klubin e Partizanit, venezueliani nuk është përmbajtur, duke debatuar ashpër me të dashurën e tij, e cila ka marrë urdhër mbrotje për afro 10 ditë. Mesfushori tashmë duhet të bëjë kujdes, pasi në rast shkelje të urdhrit të mbrojtes, rrezikon të përfundojë në burg.

Romero është shpallur “non” grata nga drejtuesit e kuq, teksa që është degdisur te skuadra B, për shkak edhe të sjelljes kontraverse.

Aristoteles Romero është aktivizuar në total vetëm 676 minuta, 7 herë si titullar dhe 7 herë si zëvendësues në 26 javë të superiores, duke koleksionuar 6 kartonë të verdhë dhe duke mos lenë shenjë në asnjë takim.

TAGS