Sherr në një lokal në Korçë, rrihet barbarisht i riu

Sherr në një lokal në Korçë, rrihet barbarisht i riu

Një i ri është paraqitur në spitalin rajonal të Korçës mbrëmjen e së mërkurës, me dëmtime në kokë.

Mësohet se ai është goditur me mjete të forta, pas një sherri me persona të tjerë, në një lokal në qytetin e Korçës.

Dëshmia e të riut ka qenë e paqartë, për shkak se është nën efektin e pijeve alkoolike.

Ende nuk është saktësuar identiteti i të plagosurit, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.