Sherri mes dy aktorëve të humorit/ Flet Ledio Lako: Jemi zënë pas teatrit për punë roli

Sherri mes dy aktorëve të humorit/ Flet Ledio Lako: Jemi zënë pas teatrit për punë roli

Sherri mes dy aktorëve të njohur, Ledio Lako dhe Gentian Hazizi ka qenë lajmi që ka bërë bujë diten e sotme. Panorama.al ka kontaktuar dy personazhet që ditën e djeshme janë përfshirë në një sherr fizik që sipas Policisë ka degraduar dhe në përdorimin e mjeteve të forta.





Hazizi nuk e ka mohuar ngjarjen, por ka preferuar të mos e komentojë atë. “Nuk kam çfarë të them. Nuk kam asnjë lloje komenti për të bërë”, tha Gentian Hazizi. Ndërkohë që aktori tjetër i humorit, Ledio Lako ka thënë se ngjarja është një sherr banal mes aktorëve që ndodhi pas provave të Teatrit.

Ledio Lako tha se është “konfltikt trotuaresk që ka degraduar në rrena”.

“Sherr artistësh, për çfarë do zihemi tjetër për drogë?! Jemi zënë për tekstin. Genti mund të jetë i axhituar, por këto doreza janë kot. S’ka qenë ndonjë konflikt për t’u raportuar, por me që po kalonte policia aty”, tha Lako.

Ai shtoi më tej se në asnjë rast nuk ka patur përdorim të sendeve të forta dhe se konflikti është shoqëruar thjesht me goditje me duar.

“Me shpulla jemi godit. Unë të them sherr për fyti. Nuk të nxjerr njeri nga rajoni po të gjuash me dorezë, mjet metalik të fortë”, tha ai.

Intervista e plotë me aktorin Ledio Lako

Gazetari: Doja t’ju pyesja çfarë ndodhi mes jush dhe zotit Hazizi?

Ledio Lako: Nuk ka ndodhur asgjë. Konflikt trotuaresk që degradoi në rrena. Është gënjeshtër, nuk është informacion zyrtar i policisë. Janë rrena, një palë ja fut kot një palë tjetër kot. Unë s’po prononcohem fare, të ishte ashtu do isha në burg unë. Pse jam i lirë?!

Gazetari: Pyetja është pse lindi konflikti me që jeni të dy figura publike?

Ledio Lako: Po kot, jemi kap me thonj aty, jemi gërvisht. Këto ndodhën në prova. Budallallëqe në prova, në Teatër. Pas provave ndodhi një gërvishtje me njëri-tjetrin, na morën aty se kaloi policia . Budallallëqe dmth filluan duke qesh të gjithë edhe policët. Kjo është deklaratë zyrtare kot.

Gazetari: Në deklaratë thuhet se e keni goditur me dorezë hekuri?

Ledio Lako: Po jo, me dorezë hekuri quhet me armë, është më shumë se thika. I bie të hyjë në burg unë. Si të nxjerrin nga burgu atëherë kur  je me dorezë hekuri.

Gazetari: Zoti Hazizi nuk e ka mohuar si ngjarjen mes jush?

Ledio Lako: Kjo është kot, jami zënë pas Teatrit. Kjo është turp, unë jam aktor, më fusni me dorezë hekuri.

Gazetari: Lajmi është publikuar tashmë në të gjitha mediat, ndaj ju kontaktuam që të jepni qëndrimin tuaj?

Ledio Lako: E pash, s’po më pushon telefoni. Ky është sherr aktorësh. Kam shkruajtur 15 vjet skenarë si nuk thatë njëherë që Ledio Lako bën monologun e vitit.

Sa ndodh një sherr brutal, banal, që është turp me e diskutu, sherr duke u kap me duar.

Gazetari: Nëse është sherr banal, normalisht mund të ishte mbyllur me aq, ndërkohë që ngjarja është raportuar nga Policia.

Ledio Lako: Sepse aty është një i tretë që ka frikë se mund ta hajë. Ai i treti është tip polici që e ka mësuar çfarë të bëj që mos e heqin nga puna, ai Myftiu. Ai është shoku i Gentit dhe ka frikë mos i bëj unë ndonjë denoncim dhe ta heq nga puna. Rri të merrem unë me budallallëqe.

Gazetari: Më shpjegon pak çfarë ndodhi mes jush?

Ledio Lako: U zumë kot, pas teatrit për punë roli. Jo roli jot, jo ma thuaj batutën, jo s’ma thua batutën.

Gazetari: Nuk ka ndonjë arsye tjetër?

Ledio Lako: Po jo, sherr artistësh, për çfarë do zihen tjetër për drogë?! Jemi zënë për tekstin. Genti mund të jetë i axhituar, por këto doreza janë kot. S’ka qenë ndonjë konflikt për t’u raportuar, por me që po kalonte policia aty.

Gazetari: Me çfarë u goditet?

Ledio Lako: Me shpulla jemi godit. Unë të them sherr për fyti. Nuk të nxjerr njeri nga rajoni po të gjuash me dorezë, mjet metalik të fortë. / Panorama.al

TAGS