Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë vlerëson se vendimi i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MShIA) për financimin e RTVM me të cilin është zvogëluar buxheti i servisit publik për këtë vit, është një precedent i rrezikshëm.
Siç qëndron në komunikatën e SHGM-së, me buxhetin e parashikuar për vitin 2020, RTVM në vend që të ketë 0.9% nga buxheti shtetëror, sipas llogaritjeve, përsëri do t’i transferohen 0.8% ose rreth 14.5 milion euro. Sipas zgjidhjes ligjore, buxheti i RTVM-së duhej të rritet në mënyrë graduale, domethënë që këtë vit duhej të arrinte 0.9% dhe vitin e ardhshëm 1% nga buxheti i RMV-së.
“Me këtë vendim të MShIA-së, shkelet konceptin e pavarësisë financiare të RTVM, i cili është një nga dy parakushtet për servise të pavarura publike. Përkujtojmë ministrinë që nuk ka të drejtë të parashikojë se sa duhet të jetë buxheti i servisit publik dhe se ky është një shembull për atë sesi politika ndikon drejtpërdrejt në mënyrën e funksionimit të RTVM-së përmes shkurtimeve të pajustifikuara në fondet e parashikuara me ligj”, theksohet në komunikatën e SHGM-së.
T mobile – In Article 01-15.01.2020
Nga SHGM kërkojnë tërheqjen e kësaj zgjidhjeje për zvogëlimin e mjeteve, sepse me këtë dhe me zgjedhjen e organeve të reja menaxhuese të dy parakushtet për krijimin e një servisit të pavarur publik do të përmbushen. Kjo, shtojnë ata, do të kontribuojë në rindërtimin e programit të servisit publik dhe stafit të RTVM-së.
“Të vetëdijshëm për nevojën për reforma në RTVM, nxisim qeverinë dhe opozitën të marrin përgjegjësi dhe t’i zbatojnë reformat në media para shpërbërjes së Parlamentit. Kjo do të sigurojë kushte për ndryshime pozitive në servisin publik, nga të cilat do të përfitojnë publiku dhe tërë sfera mediatike”, thuhet në komunikatën e SHGM-së.