Shifra alarmante të përdorueseve të drogës në Policinë e Shtetit

Analizat e para nga kontrollet sistematike të policëve, japin indikacione serioze për polic të dyshuar për konsumimin e lëndëve narkotike. Ministria e Brendshme nuk do të jep detaje derisa nuk vërtetohet një gjë e tillë. Pas përfundimit të analizave në të gjithë Sektorët për Punë të Brendshme, Kontrolli i Brendshëm pranë MPB-së do të zhvillojë procedurat e mëtejme. Zëvendësministri i Brendshëm, Agim Nuhiu thekson se MPB-ja nuk mund të konstatoj asgjë derisa nuk prononcohet mjekësia ligjore.

Kanë ardhur indikacionet e para se punonjës të MPB-së janë ose nuk janë përdorues të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për punonjës të cilët kanë rezultate referuese si konsumator potencial të substancave narkotike, megjithatë Kontrolli i Brendshëm do të duhet që të njëjtat persona edhe t’i udhëzojë për t’ju nënshtruar ekspertizës nga ana e mjekësisë ligjore me qëllim që ata të ketë fuqi provuese. Në momentin kur ekspertiza mjeko-ligjore do të konstatojë nëpunësi i policisë është konsumator i substancave narkotike ai do të ketë edhe vendim për përjashtim nga MPB-ja- deklaroi Agim Nuhiu, Zëvendësministër i Brendshëm.

Shifrat rezultojnë të jenë alarmante për faktin që kontrollet e fundit janë bërë në vitin 2013.

Punonjësit e MPB-së, kontrollit sistematik mjekësor dhe aftësive tjera psiko-fizike i janë nënshtruar në vitin 2013 dhe në fillim të vitit 2014 dhe kanë përfunduar në atë periudhë. Prej atëherë nuk kanë pasur asnjëfarë kontrolle tjetër- shtoi Agim Nuhiu.

Kontrollet sistematike kanë nisur në tetë Sektorë për Punë të Brendshme. Aktualisht kontrollet kanë përfunduar vetëm në Tetovë dhe Ohër ndërsa së shpejti pritet të përfundojnë edhe në Kumanovë dhe qytetet tjera. Në rast se tek punonjësit konstatohet përdorimi i drogës, ata do të hetohen për mënyrën se si e kanë siguruar të njëjtën, gjithmonë në dyshimet për përfshirje të rrjetet e trafikimit. Paralelisht me kontrollet nga ku konstatohet përdorimi i mundshëm i substancave narkotike, Ministria e Brendshme rëndësi i kushton edhe gjendjes psiko fizike të të punësuarve.

Adrian Kerimi

Loading…

TAGS