13 Mars 2019 / 15:32
Pas zgjedhjeve presidenciale do të vendoset për koncesionerin e ri në deponinë Drislla. Vendimi për koncesionerin e ri duhej të miratohej gjatë seancës së sotme të Qytetit të Shkupit, por e njëjta u anulua, me arsyetimin se një vendim i tillë nuk duhet miratohet gjatë periudhës parazgjedhore. Deri në maj, deponinë Drislla do ta udhëheq qyteti i Shkupit, ndërsa kanë nisur procedurat për largimin e koncensionerit të deritanishëm.
Vendimi dhe rekomandimi ynë ndaj këshillit që merr vendime është që “Sholc” të jetë partneri i ri i qytetit për periudhën që jepet koncesioni. Ajo që duhet të dini është se sot kam dhënë urdhrin deri të administrata e qytetit të fillojë procedurën që qyteti i Shkupit të udhëheq me Drisllën deri në momentin e përfundimit të procedurës, përkatësisht deri në miratimin e vendimit për koncesionerin e ri. Kështu që do të fillojmë procedurën për dalje të koncesionerit italian nga Drislla dhe qyteti i Shkupit do ta udhëheq deponinë deri në muajin Maj kur edhe do të merret vendimi për koncesionerin e ri “Sholc”. – theksoi Petre Shilegov, kryetar I Shkupit
Deri më tani, me deponinë Drislla udhëheqte kompania italiane “FCL Ambiente”, që fitoi tenderin në vitin 2011 ndërsa nuk realizoi asnjë nga investimet e paralajmërua në vlerë prej 73 milionë euro. Mes të tjerash, Shilegov pret që deponia “Drislla” të bëhet vend që do t’i sjell përfitime qytetit dhe nuk do ta ndot ambientin. Gjithashtu, Shilegov paralajmëroi se në të ardhmen nuk do të bëj kompromis më askënd kur është në pyetje Drislla, mjedisi jetësor dhe shëndeti i shkupjanëve. Drislla është deponia e vetme në Maqedoni që ka koncesion për djegie të mbeturinave medicinale. Ndërsa, koncesioneri i ardhshëm, mes tjerash do të ketë për obligim të sigurojë edhe furrë të re për djegie të mbetjeve medicinale.
Melihate Rustemi
Loading…