Shiten të gjitha biletat e ndeshjes Angli – Kosovë

Shiten të gjitha biletat e ndeshjes Angli – Kosovë
16:52 | 22 Maj 2019

Janë shitur të gjitha biletat e ndeshjes kualifikuese për Euro 2020 mes Anglisë dhe Kosovës.

Më 10 shtator në stadiumin e Southamptonit, ‘St.Marys Stadium’, Kombëtarja e Anglisë takohet me Kosovën, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Kjo ndeshje ka tërhequr interesim të madh të tifozëve, si atyre anglez por gjithashtu edhe të ‘Dardanëve’.

Kombëtarja e Anglisë ka njoftuar se tashmë janë shitur të gjitha biletat e kësaj ndeshje, përcjell ‘lajmi.net’.

Stadiumi i Southampton ka një kapacitet prej 32 mijë ulëseve./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS