Shitjet e Huaweit bien për 40 për qind

Shitjet e Huaweit bien për 40 për qind
Tash esht Koha

Që kur Shtetet e Bashkuara e futën në listën e zezë, Huawei ka pësuar shumë, gjatë muajve të fundit.

Shefi i kësaj kompanie, Ren Zhengei, deklaroi se shitjet e telefonave jashtë tregut kinez kanë rënë për 40 për qind që prej mesit të muajit maj e deri në qershor.

Ani pse sanksionet amerikane nuk do të realizohen për 90 ditë, futja në listën e zezë ia pamundëson Huaweit që të funksionojë me sistemin operativ të Googleit, i cili përdoret me të madhe në Evropë. Kompania kineze u fut në listën e zezë amerikane me arsyetimin se pajisjet e saj përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare.

Huawei gjatë vitit 2018, shiti 26 milionë telefona në Evropë, më shumë se 60 për qind se sa një vit më herët.

Tash esht Koha
TAGS