Shitjet e javës së parë për Galaxy S10, 16% më të larta se të Galaxy S9

Shitjet e javës së parë për Galaxy S10, 16% më të larta se të Galaxy S9

Ashtu si Apple vitin e kaluar, Samsung këtë vit kishte tre modele, në vend të dy, duke lansuar Galaxy S10e, Galaxy S10 dhe Galaxy S10 +.

Kjo në vetvete, i dha mundësinë Samsung-ut të rriste numrin e shitjeve duke patur më shumë modele në më shumë opsione çmimesh, si mundësi për klientët potencialë.

Nuk është çudi që, sipas Counterpoint, shitjet e Galaxy S10 të javës së parë tejkaluan shitjet e Galaxy S9 në SHBA, me 16 përqind.

Hulumtimi krahason periudhën 8-14 mars 2019 me 16-22 mars 2018.

Ai gjithashtu konfirmon atë që kemi ditur tashmë, se Galaxy S10 + ishte shitur më së miri nga tre telefonat në linjë, duke llogaritur 50% e të gjitha shitjeve.

Numrat pak a shumë përputhen me ato që janë bërë publike nga Samsung gjatë periudhës së para-porosisë.

SHBA është një treg i rëndësishëm për Samsung, pasi ky është vendi ku shumica e telefonave premium të kompanisë janë shitur.

TAGS