Pesëmbëdhjetë për qind nga shuma e caktuar në buxhet, e paraparë për rritjen e pagave në sistemin shëndetësor të jetë linear për të gjithë ose të ketë rritje të koeficientit në kundërvlerë të denarit, që tani arrin 13.352 denarë, kërkojnë nga Unioni i shoqatës së infermiereve, teknikëve, mamive dhe infermiere të stomatologjisë (SHITMIS).
“Në vendin e dytë është kërkesa tre për qind t’u paguhen infermiereve dhe të gjejmë mënyrë për t’i mbrojtur infermieret tona në sektorin privat. Nëse nuk realizohet kërkesa paralajmërojmë se do të organizohemi me mosdëgjueshmëri zyrtare. Shpresojmë se nuk do të vijë deri në diçka të tillë dhe do ta shfrytëzojmë momentin deri në nënshkrimin e marrëveshjes të kemi sukses që sugjerimet tona të pranohen”, theksoi sot kryetarja e SHITMIS-së, Gordana Beshliovska lidhur me propozim marrëveshjen mes Sindikatës dhe Ministrisë së Shëndetësisë për rritjen e pagave të personelit mjekësor.
Ajo theksoi se rritja e përqindjes së papaguar, që është paralajmëruar paraprakisht, ndërsa infermieret në institucionet shëndetësore nuk e kanë marrë, është një prej arsyeve më të mëdha për pakënaqësinë për momentin.
Tani, theksoi ajo, jemi të zënë nga kjo marrëveshje në të cilin sërish jemi të trajtuar sikur ne nuk kontribuojmë në radhët e para në punën në sistemin shëndetësor.
Ajo sqaroi se një infermiere me 37 vite përvojë pune në shëndetësinë parimore ka të ardhura personale prej 20.800 denarë.
Sipas saj, mënyra e tillë e rritjes së pagave është jolinear dhe paralajmërimet për paga më të larta prej 25 për qind të specialistëve dhe 10 për qind të infermiereve e rrit hendekun midis këtyre dy profesioneve.
Lidhur me infermieret në sektorin privat, ajo tha se kapacitetet e mjekëve në ambulancat amë janë rritur, ndërsa askush nuk është pyetur nëse infermiereve dikush ua ka rritur të ardhura personale.
Beshliovska paralajmëroi se pasdite do të kenë takim me Sindikatën e pavarur për shëndetësi, në të cilin do të kërkojnë të pranohen kërkesat e tyre.