Shkak taksa ndaj produkteve serbe, sot protestuan edhe punëtorët e shëndetësisë në veri

Drejtori i Spitalit në veri të Mitrovicës, Milan Ivanoviq para punëtorëve shëndetësorë të cilit kishin dalë për të protestuar kundër taksës së vendosur nga institucionet e Kosovës për produktet serbe, ka thënë se për serbët tashmë është i njohur terrori i motivuar etnikisht.

Duke aluduar në taksën e vendosur ndaj produkteve serbe, ai konsideron se tanimë ka filluar edhe dhuna ekonomike që ta vështirësojnë ekzistencën e popullit të tyre.

“Kjo situatë e vështirë duhet të zgjidhet që ne të jemi më të bashkuar se kurrë”, ka thënë Ivanoviq.

Ndërsa zëvendësdrejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në veri të Mitrovicës, Milena Nikoliq gjatë fjalimit të saj tha se “Prishtina sot na ka marrë gjërat elementare: ushqimin dhe barërat, respektivisht të drejtën për liri”.

Megjithatë, sipas saj, “dashurinë që kanë për Serbinë dhe Kosovën asnjëherë nuk do t’ua marrin”. /Telegrafi/

TAGS