Shkaku i aksidentit të Salas, futbollistët e Cardiffit po frikësohen të udhëtojnë me aeroplan

Lojtarët e Cardiff Cityt po frikësohen të udhëtojnë me aeroplan pas aksidentit ajror, shkaku i të cilit tash e sa ditë nuk dihet për fatin e Emiliano Salas.

Ky i fundit është dashur të nënshkruajë me skuadrën uellsian në transferimin rekord të klubit prej 17 milionë eurove, por aeroplani u zhduk nga radari.

Sol Bamba ka pohuar se e kanë të vështirë ta përshkruajnë situatën e krijuar dhe disa prej lojtarëve tashmë kanë filluar t’i frikësohen udhëtimit ajror.

Futbollistët e Cardiff Cityt (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

“Është e vështirë që të përshkruhet se si ndihen lojtarët. Situata nuk është normale, kjo është një tragjedi e madhe dhe prek të gjithë klubin dhe qytetin. Ne kemi nevojë për ndihmë, ne shpesh udhëtojmë me aeroplan dhe disa prej lojtarëve nuk dëshirojnë të udhëtojnë me aeroplan”, tha ai për BBC-në.

Qendër mbrojtësi shpreson se situata në ekipin e Uellsit do të jetë më e mirë gjatë javëve të ardhshme.

“Ne duhet ta kapërcejmë situatën, besoj se do të jemi më mirë gjatë javëve të ardhshme”, shtoi lojtari.

Ndryshe, autoritetet në Francë kanë pezulluar kërkimin për Salab sepse nuk gjetën asgjë për tri ditë, të cilat mund të dërgonin në gjurmë të rëndësishme gjersa kanë filluar kërkimet private. /Telegrafi/

The post Shkaku i aksidentit të Salas, futbollistët e Cardiffit po frikësohen të udhëtojnë me aeroplan appeared first on Telegrafi.

TAGS