Shkëlqeu kundër Juves dhe Tottenhamit, e transferon PSG

Shkëlqeu kundër Juves dhe Tottenhamit, e transferon PSG

Mesfushori i Ajax, Donny van de Beek është subjekt interesimi i PSG-së.

Mesfushori i talentuar holandez, po kalon një sezon të mirë në fanellën e Ajax, duke arritur të shënojë në dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve, kundër Juventusit në Torino dhe kundër Tottenham në Londër.

‘Mercato 365’ shkruan se për talentin 21 vjeçar po interesohen kampionët e Francës, PSG, përcjell ‘lajmi.net’.

Gjigantët francezë kanë qenë të impresionuar nga paraqitjet e Van de Beek, dhe e shohin si investim të qëlluar për të ardhmen.

Por, për të siguruar shërbimet e Van de Beek, PSG duhet të mposht një konkurrencë të ashpër të shumë skuadrave evropiane.

Van de Beek, ka kontribuar me 16 gola në më shumë se 50 paraqitje për Ajax në të gjitha garat./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS