Shkenca ka një lajm të mirë për gjumashët

Shkenca ka një lajm të mirë për gjumashët

Duke parë të dhënat nga 21 vende, në shtatë rajone, ekipi hulumtues zbuloi se njerëzit që flinin më shumë se kufiri i vendosur prej tetë orësh rrisnin rrezikun e problemeve madhore kardiovaskulare, siç janë goditja e zemrës ose dështimi i zemrës, si dhe vdekja deri në 41%, transmeton lajmi net.

Por një arsye e mundshme për këtë mund të jetë se “gjumashët” paraprakisht mund të kenë probleme të caktuara shëndetësore, që i bëjnë ata të flenë më gjatë, shpjegojnë autorët e studimit.

Ekipi, i udhëhequr nga Chuangshi Wang, Ph.D. student në McMaster, gjithashtu identifikuan një rrezik në rritje nga personat që flinin ditën.

Studimet e mëparshme në lidhje me këtë temë u zhvilluan kryesisht në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Japoni. Studimi i ri sjell një pamje globale.

Por gjetjet janë ende në vëzhgim, që do të thotë se shkaku i problemeve të zemrës dhe rreziqeve nga vdekje mbetet i panjohur.

TAGS