Shkencëtarët kanë zbuluar në cilën kohë të ditës lindin më së shumti fëmijë

Shkencëtarët kanë zbuluar në cilën kohë të ditës lindin më së shumti fëmijë

Më shumë se pesë milionë femra kanë marrë pjesë në hulumtimin, i cili ka treguar kur nënat më së shpeshti lindin fëmijë

Edhe pse koha më e shpeshtë e punës është nga e hëna në të premte standard nga ora nëntë deri në orën pesë pas dite, shtatzënat shumë rrallë mu në këtë periudhë “pune” sjellin në jetë vogëlushët e tyre, transmeton Telegrafi.

Sipas rezultateve të hulumtimit më të ri të realizuar nga Universiteti i Londrës, vetëm 28,5% e fëmijëve janë lindur në atë periudhë të ditës, derisa 71,5% prej tyre “kanë zgjedhur” vikendin, festat apo kohën midis orës 17:00 dhe 08:59.

Shkencëtarët kanë studiuar të dhënat mbi familjet në Britaninë e Madhe midis viteve 2005 dhe 2014 dhe kanë përfshirë të dhënat e 5.093.615 femrave.

Kanë arritur në përfundim që më së shumti fëmijë janë lindur në orët e hershme të mëngjesit midis orës 01:00 dhe 06:59, më së shpeshti diku rreth orës 04:00.

Rezultatet tregojë që lindjet me ndihmën e prerjes cezariane më së shpeshti bëhen gjatë vikendeve midis orës 09:00 dhe 11:59.

“Lindjet natën, në të vërtetë, mbase janë edhe si trashëgimi e paraardhësve tanë. Ata kanë jetuar në grupe të cilat kanë qenë aktive gjatë ditës, ndërsa janë tubuar natën për të pushuar. Pra, lindjet natën nënës dhe të sapolindurve u kanë ofruar mbrojtje të caktuar”, ka thënë dr. Petar Martin. /Telegrafi/

TAGS