Shkencëtarët po paguajnë katër mijë euro vullnetarë për t’u infektuar me koronavirus, që të testohen vaksina

Shkencëtarët po paguajnë katër mijë euro vullnetarë për t’u infektuar me koronavirus, që të testohen vaksina

Vullnetarët mund të paguhen katër mijë euro që të infektohen me koronavirus, në mënyrë që shkencëtarët të gjejnë një vaksinë kuruese për sëmundjen.

Queen Mary BioEnterprises Innovation Center, Londër, po rekruton 24 persona për studim, transmeton lajmi.net.

Ata do të injektohen me dy lloje më të dobëta të virusit vdekjeprurës – i cili ka vrarë më shumë se 3.800 njerëz në të gjithë botën – duke u dhënë atyre simptoma të ngjashme frymëmarrjeje.

Pacientët do të qëndrojnë në karantinë për dy javë për të parë nëse është i suksesshëm.

Rreth 35 vaksina të tjera janë në zhvillim e sipër, derisa qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka premtuar 50 milionë euro shtesë në luftën kundër koronavirusit.

Sidoqoftë, ekspertët kanë thënë që vaksina ka gjasa të aprovohet në kohë për të ndaluar epideminë e tanishme, e cila deri më tani ka prekur më shumë se 110,00 njerëz në të gjithë globin. /

TAGS