Shkencëtarët pretendojnë se kanë gjetur proteina aliene

Shkencëtarët pretendojnë se kanë gjetur proteina aliene

Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur proteina të paprekura aliene në shkëmbin hapësinor që ra në Tokë 30 vjet më parë.

Nëse konfirmohen gjetjet e tyre, do të jetë proteina e parë e gjetur me origjinë të huaj.

Fizikani Malcolm Macgeok nga Plex Corporation dhe kolegët e tij përdorën teknologjinë moderne të spektrometrisë në masë për të analizuar aminoacidet në meteoritin Akfer 086, i gjetur në Algjeri në vitin 1990.

Edhe pse proteina aliene nuk është dëshmi e jetës jashtëtokësore, pasi proteinat mund të lindin nga procese të ndryshme natyrore – jeta nuk mund të ekzistojë pa këto blloqe ndërtimi.

Ekipi gjeti në meteorit shenja të aminoacid glicinës dhe zbuloi se ajo ishte e shoqëruar me elementë të tjerë, si hekur dhe litium. Ai më vonë kuptoi se aminoacidi nuk ekzistonte më vete, por ishte pjesë e një proteine të zbuluar rishtas që ata e quanin hemolitina.

Edhe pse hemolitina është e ngjashme në strukturë me proteinat tokësore, raporti i tij i deuteriumit ndaj hidrogjenit nuk korrespondon me asgjë në Tokë, por është në përputhje me atë që pritet të gjendet në kometë.

TAGS