SHKËNDIJA e demolon Vardarin, e “qeras me pesëshe”

SHKËNDIJA e demolon Vardarin, e “qeras me pesëshe”

Shkëndija ka deklasuar Vardarin me rezultat të thellë 5:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 9-të në elitën e futbollit vendor, raporton SHENJA.

Kuqezinjtë nga Tetova arsyetuan rolin e favoritit në këtë ndeshje, duke dominuar dhe mundur me 5 gola rivalin nga Shkupi. Golat për skuadrën e Ernest Gjokës i realizuan Ramadani, Ibraimi, Totre dhe dy herë gjeti rrjetën Ahmedi, ndërsa golin e vetëm për Vardarin e shënoi Pop Zllatanov. Shkëndija me këtë fitore vazhdon të mbetet lider i renditjes tabelare në LPFMV me 21 pikë, ndërsa Vardari ngel për momentin në pozitën e 8-të dhe vetëm 11 pikë të grumbulluara.

Ndërkohë nesër në program janë edhe 5 ndeshjet tjera në kuadër të kësaj xhiroje me Shkupin që luan në transfertë me Akademia Pandevin, Renova pret në Gostivar Pelisterin, ndërsa Struga Trim Lum takohet me Bellasicën. Në dy ndeshjet tjera përballen Sileksi me Rabotniçkin dhe Boreci me Makedonija Gjorçe Petrovin. Të gjitha takimet luhen nga ora 14:30.

/Shenja/