Shkëndija përshëndetet kryelartë nga Liga e Evropës

Shkëndija përshëndetet kryelartë nga Liga e Evropës

Shkup, 24 shtator 2020 (MEDIAL) – Ekipi i Shkëndijës së Tetovës është eliminuar sonte nga Totenhemi me rezultat 1:3 në Arenën kombëtare “Todor Proeski” në Shkup.

Në ndeshjen e xhiros së tretë të kualifikimeve të Ligës së Evropës, Shkëndija i dha rezistencë të denjë ekipit anglez, ndërsa deri në njëzetë minutat e fundit ka pasur barazim në rezultatin.

Kështu, Totenhemi krijoi epërsi përmes golit të Lamelës në minutën e 5, ndërsa Shkëndija arriti të barazojë shifrat përmes Valmir Nafiut i cili në minutën e 55 shënoi një gol shumë të bukur.

Por Totenhemi tutje shënoi edhe dy herë me golat e Hong -Min Sonit dhe Hari Kejnit në minutat 70 dhe 79 të ndeshjes.

Kundërshtar i Totenhemit në plejofin e pjesëmarrjes së grupeve të LE do të jetë Makabi Haifa nga Izraeli. fab/