Shkoi për të bërë rezonancë, 7-vjeçarja vdes nga mbidoza në Kosovë

Shkoi për të bërë rezonancë, 7-vjeçarja vdes nga mbidoza në Kosovë

Një vajzë e mitur, e moshës 7-vjeçare, ka vdekur ditën e sotme në Prishtinë.Víktima kishte shkuar në njërën nga klinikat private për të bërë një rezonancë magnetike të kokës, ndërsa ka ndërruar jetë nga mbi doza e anestezionit.



“Vajza është dërguar në një Klinikë private në lagjen Ulpiana për të bërë rezonancën magnetike.

Ajo ka vdekur si pasojë e mbidozës së anestezionit.

I kanë dhënë fillimisht por gjatë kohës që ka qenë duke e bërë rezonancën ajo është zgjuar dhe pastaj i kanë dhënë mbidozë”, ka thënë xhaxhai i të ndjerës.

Vdekjen e së miturës e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se rasti po cilësohet si “Vdekje e dyshimtë”.

Ahmeti tha më tej se janë duke punuar që të zbardhet rrethanat e vdekjes.

“Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë është hapur një rast Vdekje e dyshimtë. Viktimë në këtë rast është një femër (e mitur). Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin, ndërkohë që me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në morg për t’u kryer autopsia dhe zbardhur shkaqet e vdekjes”, ka thënë Ahmeti.