Shkon në 174 numri i të prekurve me Koronavirus në Shqipëri, zgjerohet harta

Shkon në 174 numri i të prekurve me Koronavirus në Shqipëri, zgjerohet harta

28 të infektuar me COVID-19 vetëm sot, në gjithë Shqipërinë 174 raste. Të prekurit me koronavirus në vendin tonë janë në rritje. Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat e fundit të Ministrsë së Shëndetësisë. Në komunikimin e sotëm publik u konfirmuan 28 raste të reja, në total 174 raste.





Kujtojmë se që kur nisi shpërthimi i pandemisë, në vendin tonë janë shënuar deri më tani 6 viktima, më i riu mes tyre 43 vjec, nga Kavaja. Harta e qyteteve të prekura është rritur tashmë, ndërsa Tirana ka numrin më të madh të të prekurve.