Gjetëm sistem të mbrojtjes sociale që nuk arrinte deri te ata të cilët kishin më së shumti nevojë, qendra për punë sociale me kuadro jo qa profesional dhe shumë vite mospërfillje të anëtarëve më të ndjeshëm dhe më të varfër të bashkësisë. Këtë nuk e themi vetëm ne, këtë e konfirmojnë edhe të gjitha raportet si të organizatave vendore, ashtu edhe të organizatave ndërkombëtare. Thjeshtë, mbrojtja sociale nuk ishte prioritet, tha zëvendësministrja plotësuese e Punës dhe Politikës Sociale, Sanella Shkrijel në emisionin debatues “EU Klik” në TV 21.
Mosekzistimi i kujdesit sistemor, siç theksoi Shkrijel, ka rezultuar me situatë të numrit më të madh të anëtarëve të familjeve të cilët janë të përfshirë në mbrojtje sociale, janë të papunë afatgjatë dhe me kualifikime të ulëta.
Shkrijel, siç bëjnë të ditur në kumtesën nga kabineti i saj, u përgjigj edhe në pyetjen se pse ende mediet raportojnë për raste sociale.
Duke sqaruar se sapo janë vendosur bazat e sistemit të mbrojtjes sociale dhe se vendosja e sistemit i cili me të vërtetë ofron mbrojtje dhe përkrahje kërkon vazhdim të punës së përkushtuar dhe intensive, zëvendësministrja plotësuese tha se element i dytë me rëndësi është çështja se pse qendrat e punës sociale presin që të paraqitet rast nëpër medie e të reagojnë.
Sa i përket konsolidimit dhe rritjes së vlerës së transferimeve financiar, Shkrijel sqaroi se një familje katër anëtarëshe, në paraprakisht, mesatarisht, ka marrë rreth 3.000 denarë tani do të pranonte rreth 10.600 denarë.
Reforma në sistemin e mbrojtjes sociale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, theksojnë në kumtesë, ishte përgatitur në bashkëpunim me organizatat qytetare në vend, opinionin akademik, organizatat ndërkombëtare, agjencitë e KB-së, Banka Botërore dhe delegacioni i BE-së. Ishte bërë analizë e sistemit ekzistues, analizë krahasuese me sisteme të ngjashme në rajon dhe vendet skandinave dhe ishte konfirmuar modeli më kompaktibil për vendin tonë.