Shkup, arrestohen dhjetë persona në shtatë lokale

Shkup, arrestohen dhjetë persona në shtatë lokale

Gjatë fundjavës prej orës 23 deri ora 04:00 nga ana e policisë së Shkupit, Drejtoria për të Ardhura Publike, Inspektorati Shtetëror i Tregtisë dhe Inspektorati i Punës kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete për kontroll në tetë objekte hotolerike në Shkup.

Siç informojnë nga MPB, gjatë kontrolleve janë arrestuar 10 persona, një 42-vjeçar nga Shkupi për identifikim, një 32-vjeçar për shkak të ofendimit të policisë gjatë kryerjes së veprimeve, një banor të Shkupit i cili hyri me një boksier dhe shtatë të mitur për shkak të pranisë në restorant jashtë periudhës së lejuar me ligj, pra pas orë 24:00.

Në një lokal është zbuluar, marijuanë në një qese me ngjyrë të bardhë dhe tableta. Pas plotësimit të dokumetacionit për të njëjtët do të ngriten parashtresat e duhura./Telegrafi/