Shkup: Detaje nga rrahja e fëmijës dy vjeçar nga ana e babait të alkoolizuar

Shkup: Detaje nga rrahja e fëmijës dy vjeçar nga ana e babait të alkoolizuar

Sektori për punë të brendshme Shkup deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup, ka ngritur një padi penale kundër F.S.(47) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer dy vepra penale “ lëndime trupore gjatë kryerjes së dhunës në familje” e dënueshme sipas nenit 130 qëndrimi 2 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë, transmeton Almakos.

I padituri F.S., me 08.08.2018 në shtëpinë e tij, në gjendjen e alkoolizuar, fizikisht i ka sulmuar djalin e tij dy vjeçar dhe gruan Gj.S. duke i shkaktuar lëndime. Derisa gruaja e tij ka qenë në punë, F.S. fizikisht e ka sulmuar fëmijën dy vjeçar, pas së cilës ai e ka humbur vetëdijen. Rreth orës 18.30, GJ.S. ka ardhur nga puna dhe i ka gjetur katër fëmijët e saj të mbyllur në dhomë.

Në momentin kur djali i saj më e vjetër 9 vjeçar e ka hapur derën, i padituri F.S. fizikisht e ka sulmuar Gj.S.

Ajo ka pasur sukses që të ikë në dhomë te fëmijët të cilët i kanë dhënë se babai i ka rrahur të gjithë dhe më shumë të voglin. Pas një kohe të shkurtër, Gj.S. me taksi e ka dërguar fëmijën dy vjeçar në Qendrën Emergjente në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” ku iu janë konstatuar lëndime dhe është mbajtur për shërim.

Gjatë bisedës me zyrtarët policor, Gj.S. ka deklaruar se kjo nuk është hera e parë e dhunës në familje nga ana e F.S. Ai edhe më herët i ka torturuar. Me ndihmën e Qendrës për punë sociale të qytetit të Shkupit, tre fëmijët tjerë janë kujdesur në shelter qendrën.

Me 09..08.2018 në ora 01.05 i padituri F.S. është arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor./Almakos/