Shkup, gjendet 31 vjeçari i pajetë në banesë

Shkup, gjendet 31 vjeçari i pajetë në banesë

Një 31 vjeçar, i cili ditë më parë është denoncuar si i humbur, është gjetur i vdekur në një banesë në Shkup.

“Më 16.03.2018 në ora 10:45 në SPB Shkup, I.P.N. ka paraqitur se rreth orës 10 e 30, në rrugën “Pushkinova”, në banesë ka gjetur trupin e pajetë të V.T.(31) nga fshati Pakoshevë i Shkupit, të cilin gjatë ditë paraprake, më 15.03 e kanë paraqitur si të zhdukur.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipe të policisë, prokuror dhe është kryer ekspertizë dhe me urdhër të prokurorit trupi është dorëzuar për autopsi”, informojnë nga MPB.