Me 16.02.2019 rreth orës 13.10 është lajmëruar se në ujërat e lumit Vardar, tek ura prej hekuri në fshatin Lisice e Epërme, Shkup është hetuar një trup femëror, transmeton Almakos.
Trupi pa shenja dhune është tërhequr nga ekipi i zjarrfikësve. Pas kryerës së identifikimit është konstatuar se bëhet fjalë për D.P.(40) nga Shkupi e cila është paraqitur e zhdukur me 11.02.2019. Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i të vdekurës është dorëzuar për obduksion.