Nga 90 të sapo infektuar me koronavirus dje në Shkup, janë zbuluar vetëm tre grupime (klasterë) me rreth 20 të infektuar, ndërsa pjesa tjetër nuk e dinë se ku janë infektuar, përcjell in7.
Drejtori i Qendrës për Shëndet Publik Shkup, doktor Aleksandar Stojanov, thotë se si grupime apo klasterë që i kemi zbular janë dy familje dhe një ndërmarrje të madhe tregtare, ndërsa të tjerët, thotë se kanë të bëjnë me përhapjen horizontale të virusit dhe se nuk është e mundur të zbulohet nga kush janë infektuar.
Sipas Stojanov, problemi më i madh mbetet grupimi dhe mosrespektimi i rekomandimeve për mbrojtje nga koronavirusi.
“Kemi raste të hapjes së kafeneve, po mbahen mini koncerte, megjithëse diskot dhe klubet e natës nuk janë të hapura. Realizohe përvjetorë nëpër kafene. Pavarësisht nëse kemi të bëjmë me martesa, apo në autobuse, tregje, grupim është më i rrezikshëm, veçanërisht edhe kur nuk mbahen maskat”, thotë Stojanov.
Gjithsej ka 1,864 raste aktive të koronavirusit në Shkup. Ai thotë se ndryshe nga Shën Nikolla, ku mund të gjendet burimi i infeksionit dhe të mbyllet burimi – fabrika e tekstilit dhe pastaj të kontrollohet, në Shkup situata është shumë më e vështirë për t’u kontrolluar.
“Kur keni një ose dy persona me koronavirus pozitivë në një familje, nuk është një grupim (klaster), virusi përhapet në mënyrë të pakontrollueshme dhe të gjithë duhet të veprojnë si bartës të infeksionit. Mbrojtja është shumë e thjeshtë. Ju duhet vetëm të mbni një maskë kur jeni në shoqërinë e dikujt që nuk është nga familja juaj ”, thotë Dr. Stojanov.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se dje 6 pacientë janë pranuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në 24 orët e fundit, dhe gjithsej 87 pacientë janë shtruar në spital. Nga këta, 62 pacientë janë në mbështetje të oksigjenit dhe asnjë pacient nuk është në një aparat të frymëmarrjes. 14 pacientë të rinj u pranuan në spitalin “8 Shtator”, dhe gjithsej atje ka 96 pacientë të shtruar kurse dy pacientë janë në respirator.