Me 21.01.2019 në ora 14.30 në Stacionin Policor në Gazi Babë nga jetimorja “Ranka Milanoviq” është lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 09.45 minuta, një jetim 17 vjeçar me vet dëshirë e ka lëshuar jetimoren dhe ka ikur në drejtim të panjohur, transmeton Almakos.
Ditën e njëjtë në ora 15.50 në Stacionin Policor në Kisella Voda L.K.(47) nga Shkupi ka lajëmruar se rreth orës 14 në shtëpinë familjare nga ana e djalit të saj 17 vjeçar që ka ikur nga Jetimorja “Ranka Milanoviq” është sulmuar fizikisht.
Në Stacionin Policor Kisella Voda dhe T.M.(39) nga Shkupi ka lajmëruar se në shitoren në rrugën “Hristo Tatarcev” derisa ka qenë në vendin e punës, adoleshenti 17 vjeçar është futur me thikë në dorë dhe e ka kërcënuar.
Pas masave të ndërmarra nga zyrtarët policor, personi është arrestuar dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të vijoje padi adekuate penale.
Pastaj adoleshenti është kthyer në jetimoren prej ku edhe ka ikur.