Kristian Ninevski është personi më i lumtur në mesin e qindra besimtarëve tjerë të cilët u hodhën në ujërat e Vardarit pas kryqit të shenjtë në manifestimin qendrore për festën e madhe të krishtere “Uji i Bekuar” në qendër të Shkupit dhe tërhoqi kryqin nga ujërat e shenjtëruara. Përndryshe ai dhe vitin e kaluar arriti që të kapë Kryqin e Shenjtë në ujërat e Vardarit.
“Jam shumë i lumtur. Vitin e kaluar më ka sjell një djalë, më ka sjell shumë fat dhe shëndet. Të njëjtën ua uroj të gjithëve. Shpresoj që ashtu të jetë edhe këtë vit”, tha Ninevski.