Eko-Autobusët e ri në gaz nga kompania gjermane MAN janë pjesë e parkut vozitës të NQP dhe nga sot do të jenë në funksion në rrugët e Shkupit, me çka Shkupi është bërë pjesë e metropoleve të cilat përdorin akoautobusë, informon zhurnal.
Shoferët të cilët i vozitin këto autobusë të rinjë në linjat 2, 5, 15 dhe 57 kishin trajnim të veçantë nga shoferët me çertifikatë nga Kroacia.
Autobusët e ri janë me energjetikë efikase, në përputhje me trendet e reja teknologjike në këtë industri dhe i përmbushin standardet për emision të Euro 6. Ky tip i autobusëve është shpallur si ekoautobus i vitit 2016 në Europë, ndërsa në Gjermani njihet si engjulli i kaltërt, përshkak se emitojnë shumë më pak Co2 dhe pothuajse fare nuk e ndotin ajrin.
Një eko autobus kursen deri në 25.000 euro derivate në vit në krahasim me autobusët tjerë dizel. Nga qyteti i Shkupit thonë se autobusët aktual dy katësh kanë shumë defekte dhe shpesh herë prishen, ndërsa NQP ka problem përshkak se nuk ekziston një përfaqësues i autorizuar për mbështetje teknike.
Për momentin në rrugët e Shkupit lëvizin 25 eko autobusë të rinjë në gaz, prej të cilëve 20 janë të shkurtër dhe 5 të gjatë.