Shkup, në 12 aksidente trafiku janë lënduar dhjetë persona

Shkup, në 12 aksidente trafiku janë lënduar dhjetë persona

Në rajonin e Qytetit të Shkupit gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 12 aksidente trafiku në të cilat në gjashtë më lehtë janë lënduar 10 persona, ndërsa në gjashtë është shkaktuar dëm material.

Sipas raportit ditor të SPB Shkup, gjatë 24 orëve të fundit policia e trafikut ka dhënë 97 dënime për parkim jo të drejtë, ndërsa me automjetin e posaçëm karrotrec janë larguar 81 automjete.

Nga komunikacioni janë përjashtuar 20 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin para se të pajisen me patentë shoferi dhe një shofer fillestarë, si dhe 11 automjete të paregjistruara dhe tre automjete me probleme teknike. Janë sanksionuar edhe 28 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara.

Në dritë të kuqe kanë kaluar tetë shoferë, në mënyrë jo të drejtë janë rreshtuar 10 shoferë, ndërsa një shofer nuk i ka dhënë të drejtë kalimi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë.

Raporti i SPB Shkup tregon se edhe 31 shoferë kanë folur në telefon celular derisa kanë drejtuar automjetet ndërsa shtatë shoferë nuk kanë mbajtur rrip sigurimi.

Loading…

TAGS