30 April 2018 / 18:28
Në kuadër të masave për uljen e ndotjes së ajrit, Qyteti i Shkupit paralajmëroi do të trajnojë oxhakpastrues. Në këtë trajnim do të përfshihen 25 persona të papunësuar të cilët do të fillojnë nga 1 qershori. Kreu i Qyteti të Shkupit Petre Shilegov tha se pos certifikatës, oxhakpastruesit do të ndihmohen për hapjen e biznesit. Nga Shtatori Qyteti i Shkupit do të fillojë edhe me subvencionimin e oxhaqeve për amvisëri, për shkak janë ndarë 10 milion denarë.
Për shkak se në Shkup mungojnë oxhakpastruesit dhe në pamundësi që të gjithë oxhaqet të pastrohen, Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Agjencinë për Punësim do të kryej trajnime në 25 persona të aftë për punë. Trajnimi është paraparë që të fillojë më 1 qershor dhe do të zgjasë 3 muaj. Paraqitja fillon nga nesër dhe do të zgjasë deri me 10 Maj. Kandidatët gjatë kohës së trajnimit do të marrin në kompensim 9 mijë denar për muaj. Pas përfundimit secili kandidat përkundër certifikatës do t’i sigurohen materiale themelore për hapjen e biznesit personal – tha Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.