Shkup, protesta kundër përmbaruesve për veting në gjyqësor

Shkup, protesta kundër përmbaruesve për veting në gjyqësor

Organizata jo formale qytetare Ndal Vjedhjes organizoi një marsh protestues, nga misnitria e drejtësisë deri te pallati i drejtësisë në Shkup. Protesta ishte e drejtuar kundër përmbaruesve, por edhe kundër gjykatësive dhe prokurorëve. Protestuesit kërkuan kthimin e përmbaruesve në kuadër të gjykatës, por edhe veting ndaj gjyktësve.

“Për shkka të etjes për drejtësi dhe për shkak të pagesës me fajde të pagesave jashtë gjyqësore por edhe të pagesës gjyqësore me fajde që funksionont më herët sëbashku me gjyqësorin e korruptuar në një lidhshmëri ne jetojmë me një shtet ferr në komendinë hyjnore të Dante Aligerit. Bëhet fjalë për kriminalitet të rënndë që realizohet nëpëmjet përmbarimit të sërishëm nëpërmjet urdhëresave pagesore nëpërmjet noterit edhe pse egzistonte moratorium prej disa mujash për shkak të pandemisë, kjo ka vazhduar. Çdo dit më paraqiten njerëz që janë ngatrruar në borxhe të mëdha virtuele. Bëhet fjalë për borxhe të fryera 10 deri në 20 her. Një fenomen që vërehet pasi është ulur tarifa e përmbarimit Tania ta futen edhe në mardhënie fajdesh me persona fizik.”, tha protestuese.

Poshtu u theksua nisma për ndryshimin e ligjit për gjykatës dhe prokurorë, që edhe ata të kenë përgjegjësi penale.

“Edhe ata si të gjith qytetarët të përgjigjen penalisht para ligjit, jo siç është ligji aktual për gjykatës dhe prokuror për vendimin e tyre gjyqësor apo si prokurorë nuk përgjigjen, por përgjegjësia bie mbi shtetin.”, tha protestues.

Protesta në Shkup, kërkohet ulja e çmimit të energjisë elektrike

Poashtu prtestuesit kundërshtuan edhe shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe përkrahën protestën e organizuar dit më pare në disa qytete të vendit, me kërkesën për uljen e çmimit të energjisë elektrike.

“Të rinjët po ikin sepse nuk egziston drejtësia. Atë që ua bënë qytetarëve me ngrohjen tani po e bëjnë edhe me energjinë elektrike, po shtrenjtohet rryma kur shtetet tjera po e ulin çmimin e rrmës. Të sumbvencionohetn qytetarët. Kjo që po e bëjnë kompnitë që prodhojnë dhe distribuojnë energji elektrike është e pa tolerueshme. është e pa tolerueshme komisioni rregullator të sjell vendim për shtrejtimin e rrymës për 7.4% dhe të vlej vetëm për qytetarët. A jemi ne shtet social apo jemi robër të sistemit që duhet ti financojmë jo puntorët dhe parazitët, ata që marrin shuma të mëdha të ardhurash në xhepat e tyre. Shum mirë e thane bashkë qytetarët tanë në Tetovë në këto moment energjia elektrike duhet të lirohet e jot ë shtrenjtohet.”, tha protestues.

Protesta e sotme pason pas protestave që dit më pare u realizuan në Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër dhe Kumanovë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.