Alsat 14.08.2020 19:05
Përsëri protestues në rrugë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Protestat kanë filluar rreth një orë më herët me marshe nëpër rrugët e Shkupit dhe të Tetovës. Ata nuk do të rreshtin së kërkuari që zëri i tyre të dëgjohet dhe t’i hapet rrugë dialogut me institucionet kompetente për të arritur një zgjidhje të pranueshme.