Shkup: Sulmohet një polic trafiku

Shkup: Sulmohet një polic trafiku

Sektori për punë të brendshme në Shkup ka ngritur padi penale kundër H.B.(29) nga fshati Velebrdo-Rostushe për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë, transmeton Almakos.

Me 18.08.2018 rreth orës 21.00 para një lokali në rrugën “Samoilova”, H.B. ka sulmuar një zyrtar policor i cili ka qenë duke ndërmarr masa nga sfera e trafikut rrugor./Almakos/