“Shkupi flet”, shënohet 55 vjetori i tërmetit të madh

Me shumë ngjarje kulturore këtë javë Shkupi do ta shënojë 55-vjetorin e tërmetit katastrofal të vitit 1963 në Shkup.

Fillimi i manifestimeve sot do të shënohet me kthimin e shkronjave të mesazhit të Josip Broz Titos, në anën lindore të Muzeut të Shkupit.

Kjo ngjarje e quajtur në mënyrë simbolike “Solidariteti rikthehet në shtëpi”, do të ndiqet me aktivitete në Muzeun e Bashkisë së Shkupit.

“Shkupi flet” pritet të bashkojë artin, teatrin, kinematografinë, artet multimediale dhe sektorin civil në katër ditë, konceptualisht të lidhura me tërmetin, por edhe me historinë kulturore të kryeqytetit.

Në mënyrë tradicionale do të mbahet edhe aksion për dhurimin e gjakut, ndërsa bordi organizues do të vendosë lule para përmendores së të vdekurve nga tërmeti.

TAGS