Greqia sot me notë verbale pritet ta njoftojë Republikën e Maqedonisë se janë tejkaluar të gjitha pengesat për dhënien fund të kontestit disa dekadash për emrin, ndërkaq Maqedonia në Gazetën Zyrtare duhet të publikojë emrin e ri të shtetit.
Nota verbale dhe ratifikimi i Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO erdhi pasi që më 6 shkurt të këtij viti në Bruksel u nënshkrua Protokolli hyrës për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO nga ana e ambasadorëve të 29-të vendeve të Aleancës.