Mbrëmë një orë pas mesnate Shkupi ka regjistruar ndotjen më të madhe të regjistruar nëpër botë, duke kaluar Pekinin dhe Nju Dehlin.
Sipas matjeve të internet faqes së specializuar për ndjekjen e ajrit “Er vizhual”, indeksi i ndotjes në Shkup, një orë pas mesnate ka qenë 430 PM10. Me atë indeks të ndotjes, Shkupi ka qenë në majën e listës, ndërsa menjëherë pas tij ishin qytetet e Indisë, Pakistanit dhe Bangladeshit. Në vendin e pestë të listës është kryeqyteti i Kosovës – Prishtina.
Për shkak të ndotjes së lartë, Qyteti i Shkupit shpalli disa rekomandime deri te qytetarët: të shmanget shfrytëzimi i automjeteve ose të ndahet transporti, të shmangen uljet në vende të hapura, të mos digjen materialet e dëmshme, si dhe të pastrohen oxhaqet.
The post Shkupi qyteti më i ndotur në botë appeared first on ALSAT-M.