Alsat-M 2019-07-12T11:54:55+02:00
Prokurori përgjegjës deri te PTHP-ja për ndjekje të krimit të organizuar ka dorëzuar padi kundër një personi për veprën penale – “Trafikim me fëmijë”.
I akuzuari, shtetas i RMV-së, në prill të këtij viti me qëllim që të martohet, e ka blerë një vajzë 15 vjeçare për 1600 euro nga kushëriri i saj i mitur, edhe pse ishte i njoftuar se vajza nuk ka plotësuar ende 16 vjet dhe është e mitur. I mituri kushëri i vajzës po ashtu të mitur me dhunë e ka detyruar të martohet pasi paraprakisht kishte bërë marrëveshje me blerësin. I dyshuari e ka paguar shumën e kërkuar dhe duke përdorur dhunë fizike dhe psikike ka tentuar që të dhunojë vajzën. Viktima ka shfrytëzuar pakujdesinë e tij dhe është arratisur ku ka lajmëruar prindërit e saj.
Loading…