Me 21.02.2019 në ora 12.52 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën për në fshatin Nerez është gjetur vetura e tipit “Folksvagen Pollo” me targa nga Shkupi dhe në afërsi të tij është gjetur edhe një trup i një mashkulli të panjohur, transmeton Almakos.
Nga obduksioni i kryer është vërtetuar se bëhet fjalë për personin G.A.(35) nga Shkupi. Përndryshe, G.A. është lajmëruar si i zhdukur me 20.02.2019 në ora 23.55.