Me 18.03.2019 në ora 17.00 në rrugën “Jeta e re” në Shkup, motoçikleta “Kavasaki” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga Z.I.(43) nga Shkupi, ka dal nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë, transmeton Almakos.
Pastaj është lënduar rëndë shoferi i cili është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 shtatori” ku iu është dhënë ndihmë mjekësore.
Derisa, bashkëudhëtarja S.I.(34) nga Shkupi është lënduar lehtë dhe pas ndihmës mjekësore në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” është lëshuar në shtëpi.
Është kryer kontroll në vendngjarje.